5 milion shtesë nga buxheti komunal për shëndetësinë në Bujanoc, mungesë e kuadrove shqiptarë
Lokale

5 milion shtesë nga buxheti komunal për shëndetësinë në Bujanoc, mungesë e kuadrove shqiptarë

25.Jun.2018 08:36
0
Në seancën e dhjetë të këshillit komunal, anëtarët aprovuan edhe rishikimin e buxhetit të komunës së Bujanocit përmes së cilit do të ketë 5 milion dinarë edhe për shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

Shtëpia e shëndetit në Bujanoc nga rishikimi i buxhetit komunal do të përfitoj mjete shtesë në vlerë prej 5 milion dinarëve përderisa deri më tani shtëpinë e shëndetit nga buxheti i komunës kapë vlerën prej afro 20 milion dinarëve.

Plotësimi i buxhetit për shtëpinë e shëndetit me anë rishikimit të buxhetit të komunës së Bujanocit sipas Stojanqa Arsiqit do të bëhet me qëllim të shtimit të kuadrove mjekësorë në këtë institucion, shkruan Titulli.com.

“Pasi që ndalesa për punësim është ende në fuqi ne jemi duke ndarë mjete shtesë për këtë institucion në mënyrë që të angazhojmë kuadro mjekësor, angazhimi i kuadrove mjekësorë do të bëhet në kohë të caktuar për shkak të shtimit të vëllimit të punës” tha Arsiq.

Në anën tjetër qytetarët shprehen të shqetësuar për mungesën e kuadrove në veçanti atyre shqiptarë në vendbanimet shqiptare si dhe gjendjen e keqe në shtëpi të shëndetit.

Një qytetare që deshi të mbetet anonim për Titulli.com u shpreh se mungesa e kuadrove shqiptarë përbën problem pasi që ajo nuk mund të kuptohet me mjekun që flet gjuhë tjetër.

“Nuk kemi mjekë shqiptar e kjo paraqet problem të madh pasi që unë gjuhën serbe nuk e njoh dhe kështu më vështirësohet komunikimi, gjithashtu shërbimet të cilat janë duke u ofruar nga shtëpia e shëndetit janë katastrofale duke u nisur nga vrazhdësia dhe sjelljet e këqija të mjekëve”, theksoi qytetarja.

Në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc ka shumë mjek që vijnë të punojnë nga Surdulica, Nishi apo Vraja, dhe pas vendimit të qeverisë për zvogëlimin e stimulimit shtesë prej 50% ata duan që të largohen, ka thënë drejtoresha e këtij institucioni Lela Jovanoviq për media./Titulli.com/

BIPMB shpall konkurs për ndarjen e bursave për fëmijët jetimë në Luginë të Preshevës
Punimet e rrugës Nesalcë-Letovicë, diskutohen në kuvendin komunal në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration