Lokale
Bizneset e trojeve shqiptare zbresin në Preshevë
Kurrë më shumë se të mërkurën nuk do të ketë biznese shqiptare në Preshevë. Prodhimet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe vetë Lugina do të jenë pjesë e panairit “Javët e biznesit kombëtarë”
Komuna e Preshevës dhe e Bujanocit përmes panairit “Javët e biznesit kombëtar”, synon trasimin e kanaleve të reja komunikimi në mes të prodhuesve kombëtar , vendim-marrësve dhe konsumatorëve.
Ky panair që do të mbahet nesër me fillim në orën 11h në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”, ka karakter promovues të prodhimeve kombëtare në Luginë të Preshevës, raporton Titulli.
Andaj ky panair do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët, ndërsa pjesëmarrjen me ekspozimet e prodhimeve të tyre e kanë konfirmuar 40 prodhues, në mesin e tyre edhe nga Bujanoci e Presheva.
Panairi “Javët e biznesit kombëtar”, në Preshevë organizohet në saje të aktiviteteve të përbashkëta të cilat janë si një nismë e Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe organizatave simotra të saj në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Luginë.
Panairi organizohet për herë të parë në Preshevë, nën patronatin e kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe në mbështetje të Agjensionit për Zhvillim të Komunës së Preshevës dhe Bujanocit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/javet-e-biznesit-kombetar.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!