30 të lënduar nga aksidenti në Fushëkosovë me maturantët e Preshevës
Dhjetëra persona janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në fshatin Vragoli.
Sipas njoftimit të Policisë, në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa vendore.
“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Sipas informatave zyrtare aksidentohet autobusi me maturantët e shkollës së mesme teknike "PRESHEVA", në Preshevë të cilët ishin duke u kthyer nga ekskursioni shkollor në Shqipëri.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Sllatinë-Fushëkosovë dhe janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë.
Në bazë të informatave të siguruara nga Titulli.com nga aksidenti ka lëndime të lehta trupore tek disa nxënës dhe gjithashtu ata pas aksidentit kanë folur me prindrit e tyre.
“Graniti Trans” e ka konfirmuar për Insajderi se autobusi i kompanisë nga Presheva është përfshirë në aksidentin me dhjetëra të lënduar në Vragoli.
Të lënduarit janë transportuar nga shërbimet emergjente mjekësore të Kosovës.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ksidenti-lugines-kosove.jpg): failed to open stream: No such file or directory