Lokale
28 nëntori në Luginë do të shënohet me protestë
Festa e flamurit kombëtar shqiptarë në Luginë edhe këtë viti do të shënohet duke protestuar për të gjitha pakënaqësitë që janë duke iu bërë popullatës shqiptarë të këtij rajoni.
Kuvendi Komunal i Preshevës të enjten më 28 nëntor do të mbajë seancë për nderë të kësaj feste dhe sipas burimeve të Titullit këshilltarët komunal do të aprovojnë një deklaratë me kërkesa konkrete për zgjidhjen e shumë problemeve të grumbulluara më dekada të tëra.
Të njëjtat burime flasin se deklarata do t’i drejtohet organeve qeveritare dhe atyre ndërkombëtare në Beograd, ku do të kërkohet si shumë herë të tjera zgjidhja e problemeve politike, ekonomike dhe atyre të sigurisë në Luginë të Preshevës.
Menjëherë pas saances, në orën 12:30, do të zhvillohet tubimi protestues në Sheshin e Dëshmorëve në Preshevë, para objektit të komunës.
Të martën Këshilli Komunal i komunës së Preshevës në mbledhjen e vet të rregullt ka formuar edhe këshillin organizativ për shënimin e festës së 28 Nëntorit – ditës së flamurit kombëtarë.
Ky këshill organizativ ka angazhuar forumet rinore të të gjitha subjekteve politike në mbarëvajtjen e protestës, ndërsa njëherit bëhet ftesë për pjesëmarrje masovike në protestën e 28 nëntorit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/protesta-presheve8.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!