Lokale
146 vende për studentët e Luginës në Universitetet e Shqipërisë
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka pranuar vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për kuotat dhe tarifat e shkollimit të studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë në këtë shtetë.
Ashtu siç ishin dakorduar më herët me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, për studentët nga Lugina e Preshevës janë rezervuar gjithësejt 146 kuota.
Në kumtesën e lëshuar nga KKSH ndër të tjera thuhet se “sipas Udhëzimit me nr. 35 të datës 05.08.2013 të dërguar nga e Ministrisë së arsimit dhe shkencës, udhëzohen të gjithë kandidatët të aplikojnë individualisht direkt pranë institucioneve të arsimit të lartë publikë nga data 02-20 Shtator 2013,” transmeton Titulli.
Gjithnjë sipas Udhëzimit në fjalë kandidatët nga Lugina e Preshevës, në momentin e aplikimit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
- Fotokopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë, dhe/ose në gjuhën shqipe, të diplomës së Maturës Shtetërore, së bashku me çertifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, me çertifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendorë apo qendrorë, të vendit ku ka përfunduar shkollën;
- Dokument identikimi (kopje e kartës së identitetit, pasaportës);
- 2 fotografi
- Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, në llogari të institucionit të arsimit të lartë përkatës.
Për informata më të hollësishme kandidatët mund ta vizitojnë faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës bashkangjitur me Vendimin dhe Udhëzimin konkret duke klikuar në lidhëzat e mëposhtme:
Podecurat e pranimit dhe të regjistrimit
Kuota e pranimit dhe tarifat e regjistrimitcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/studentet-tirane1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!