100 Vjetori i tragjedisë së familjes Aliu nga Letovica
Lokale

100 Vjetori i tragjedisë së familjes Aliu nga Letovica

18.Nov.2012 12:39
0

(shqiptarët duke u shpërngulur nga drejtim i Shkupit)

Serbia me në krye me Petrin e I Karagjorgjeviq dhe së bashku me aleatet e vet,më 8 tetor 1912,filloi Luftën e Pare Ballkanike duke sulmuar Turqinë, e cila e dobësuar dhe si e tillë pa ndonjë rezistencë,hije rëndë filloi të tërhiqet nga Anadolli.

Shqiptarët etnikë nga komuna e Bujanocit duke u frikësuar nga ajo që përjetuan bashkëkombësit e tyre nga Jabllanica e Sanxhaku I Nishit,34 vite më pare, lëne krejt çka patën dhe u nisën bashkë me ushtrinë turke në drejtim te Jugut. Me të arritur në Shkup,aty u bë një tollovi e madhe aq sa qeni të zotin nuk e njihte. Shkollat, xhamitë, teqet dhe vende të tjera u mbushën me refugjatë, dhe së fundmi ,numri më I madh  I tyre mbeti rrugëve. Në këtë amulli dhe njëherësh edhe konkluzion e lemeri u përhap një lajm se në stacionin e hekurudhës po nisen trenat më të shpejtë për Anadoll dhe ky lajm bëri që edhe shumë familje shqiptarë nga Bujanoci me rrethinë të nisen drejtë stacionit hekurudhor. Lajmi ishte I vërtetë,por trenat,si ata të udhëtarëve ashtu edhe ata transportues ishin përplot me njerëz-në vagona, mbi vagona,nëpërmjet vagonave dhe nëper shkallët e tyre. Më të shkathëtit disi u ngjitën dhe shkuan,por kjo pati si pasojë që disa familje të ndahen në dysh,disa shkuan dhe disa mbetën e disa nuk ishin pare më kurrë . Kur mori fund kjo dhe çetat e komitave dhe ushtria  serbe hynë Shkup,hallet e të ikurve u shtuan edhe më shumë. Të mbërriturit filluan të torturohen,të rrehen,plaçkiten por edhe të poshtërohen,të pushkatohen e të masakrohen. Familja e shumë anëtarësh  e BEQIR ALIUT nga fshati Letovicë,duke u kthyer rrugëve malore për në vendlindje,te Reka e Caravajkës hasin ushtrinë dhe paramilitarët serbë. Ata menjëherë fillojnë maltretimin e tyre duke I kërkuar krejt arin që e kanë me vete t’ua japin atyre. Këtë dhe e bëri kryefamiljari Beqiri ia dorëzoi të gjithë arin,por ata deshën t’ia marrin edhe çejzin e vajzës së tij që aso kohe ishte e fejuar. Beqiri këtë e refuzoi kategorikisht dhe kriminelët e mllefosur filluan të shtinë me armët që kishin,që për pasojë nga kjo familje mbetën të vrare dhjetë anëtarë,dhe të plagosur mbetën tri gra dhe vetëm një fëmijë tri vjet e gjysmë.   Të vrarë janë:   1.BEQIR ALIU-kryefamiljari 2.MEHMET ALIU-djali 3.Bajram ALIU-djali 4.SALI ALIU-djali 5.FATIME ALIU-vajza 6.RAMIZE ALIU-vajza 7.RUFIE ALIU-mbesa 8.ISMAIL ALIU-vëllau 9.RUFADIJE ALIU-gruaja e vëllait 10.VELI ALIU-djali I vëllait     Të plagosur por që kanë mbetur gjallë janë gruaja e Beqirit që ka qenë me shumë plumba e plagosur dhe dy motrat e Beqirit. Është interesant fakti se nga fëmija I paprekur dy vjet e gjysmë i njohur si HAXHI SYLKI sot familja e tij numëron hiq më pak se 150 anëtare dhe njihet si një nder familjet më të arsimuara ku sot dhe kësaj dite kjo familje njihet si familja e Haxhi Sylkit. Të pushkatuarit janë bartur dhe varrosur në fshatin Gosponicë,afër lumit të tyre dhe ky vend sot e kësaj dite mbanë emrin “Varret E Letovicës”. Kjo rrugë e shqiptarëve zgjati shumë ditë,me të pritur edhe befasi të shumta,por me të arritur në vendlindje u dëshpëruan dhe më shumë. Nuk gjetën asgjë që kishin lënë,madje-madje nuk njihnin as fshatrat e tyre. Fqinjët e tyre serbë u kishin marrë dyert e oborreve,hambarët koshat e misrit, dyert dritaret e shtëpive dhe në fund ua kishin vënë flakën dhe i kishin bërë pluhur e hi. Kështu shqiptarët e katandisur e të poshtëruar e kalojnë në dimër shumë të ashpër dhe në pranverën e vitit 1913 e fillojnë një jetë të re prej asgjëje. Këta shqiptarë më vonë I kanë pare të gjitha ato që u mungonin në fshatrat serbe por as që kanë pasur guxim t’i përmendin e le më t’i kërkojnë që të u kthehen sërish./Vjollca Aliu/ (Marrë nga Jehona-Bujanoc) copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/Tragjedia_e-shqiptarve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ragmi Mustafa rizgjidhet kryetar
Asfaltohen rrugë në Leran e Geraj të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration