Lokale
Behar Emini nga Moska, 1 milionë euro për Luginën
(i plotësuar)
Përfundoi me sukses mbrëmja e bamirësisë kushtuar aksionit për grumbullimin e mjeteve për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë të Preshevës.
Shqiptarët anembanë botës iu përgjigjën mbrëmjes gala të organizuar nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) që u mbajt në Prishtinë.
Shifra të ndryshme në donacione, nga 10 euro...270 mijë, e deri në 1 milionë euro që i dha Behar Emini nga Bujanoci me qëndrim në Moskë të Rusisë, përfaqësues i kompanisë BMB Petrol, raporton Titulli.
Në mbrëmjen bamirësisë e cila zgjati përreth 2 orë e 50 minuta përveç donacioneve në të holla pati edhe donacione nga ndërmarrës të ndryshëm.
Salloni “Briliant” me pronar Agim Selimin me këtë rast ka ndarë perde për 100 shtëpitë që do të ndërtohen, Jetulla Isahu nga Miratoca e Preshevës përfaqësues i kompanisë “Universal” do të jap donacion 50 dyer, Skender Rexhepi me qëndrim në Zvicër do të bëjë mbulimin e një shtëpie, derisa kompania e xhamave “Unikat” nga Bujanoci me pronar Xhahit Ramadanin ofron vendosjen e xhamave për një shtëpi.
Mbrëmja gala e FHKL ka arritur qëllimin e saj pasi kanë arrit të sigurohen mjete të konsiderueshme për ndërtimin e shtëpive për shqiptarët në nevojë që jetojnë në Luginë.
Shqiptarët me qëndrim të përkohshëm në Zvicër kanë qenë ata që më së shumti iu kanë përgjigjur këtij aksioni humanitar./Titulli.com/
****************************************************************************************************************************************
(i plotësuar)
Shqiptari që jeton në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës, në Sarajevë, Zenel Gashi deri në këto momente ka vendosur rekordin në donacione. Ai ka dhënë 270 mijë euro që i bie rreth 18 shtëpi të reja për shqiptarët e Luginës.
****************************************************************************************************************************************
(i plotësuar)
Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cili po qëndron në mbrëmjen gala sapo ka dhuruar 2 paga mujore të tij me një shumë prej 2 mijë eurove.
Arifi gjatë prononcimit të tij u tregua shumë human duke ndarë dy paga mujore që tha se kanë vlerën prej 2 mijë eurosh.
Ai gjatë kësaj mbrëmje theksoi se situata në Luginë është e brishtë, ndërsa nënvizoi se në Serbi ende ka “Millosha të vegjël” duke thënë se politika ndaj shqiptarëve në Luginë nuk ka ndryshuar.
“Ndihmoni shqiptarët e Luginës, ne jemi jetima”, kështu iu drejtua Arifi dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, duke shpresuar në ndihmën e tyre.
Kryetari i komunës së Bujanocit nuk la pa përmendur edhe taksën për policat e sigurimit, të cilën shqiptarët e Luginës që hyjnë me makina në territor të Kosovës janë të detyruar ta paguajnë që nga viti 2012, që sipas tij deri me tani me miliona euro shqiptarët e këtyre trojeve kanë paguar për të hyrë në Kosovë.
“Bujanoci, Presheva dhe Medvegja kanë ndihmuar Kosovën gjatë kohës që kishin nevojë, si në projektin “Familja ndihmon familjen” dhe gjatë luftës së UÇK-së, andaj është koha që tani të ndihmohen shqiptarët në Luginë”, tha ndër të tjera Arifi, transmeton Titulli.
Vlen theksuar se deri më tani janë grumbulluar me mijëra euro e franga zvicerane ndërsa dy donatorë njëri shqiptar nga Kosova me kompani sigurimesh në Zvicër ka marrë përsipër ndërtimin e një shtëpie, sikurse edhe shtetasi turk me dy kolegë të tij me banim në Bazel që ka dhënë 50 mijë euro.
Mbrëmja gala po vazhdon rrjedhën e saj derisa telefonat vazhdojnë të cingërojnë./Titulli.com/
****************************************************************************************************************************************
(i plotësuar)
Deputeti popullor në Parlamentin e Serbisë Riza Halimi gjatë një prononcimi në mbrëmjen gala tha se kjo iniciativë është e qëlluar dhe në momentin e duhur.
“Në 20 vjet të veprimit tonë nuk ka pas aksion më të qëlluar”, u shpreh Halimi për iniciativë ne ndërmarrë të Fondit Humanitar të Kosovës Lindore për ndërtimin e 100 shtëpive.
Halimi në deklaratën e tij ndër të tjera tha se në Luginë duhet të veprohet sa më shpejt pasi pas zbrazjes së komunës së Medvegjës, numri i shqiptarëve po zvogëlohet edhe në komunën e Bujanocit dhe atë të Preshevës, transmeton Titulli.
Me këtë rast deputeti shqiptar tha se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë po i fshinë shqiptarët nga evidenca me qëllim zvogëlimin e numrit.
Ai nuk la pa përmendur edhe pritjet që kishte nga bisedimet në Bruksel, mirëpo sipas tij ky proces në vend që të relaksojë situatën në Luginë, po ka një efekt të kundërt.
Halimi edhe njëherë i bëri thirrje Qeverisë në Tiranë e Prishtinë që të bëjnë më shumë për Luginën pasi që sipas tij një gjë të tillë tani është e mundshme.
******************************************************************************************************************************************
Ka filluar mbrëmja e bamirësisë e organizuar nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) me seli në Cyrih të Zvicrës.
Mbrëmja gala po mbahet në Prishtinë në hapësirat e “Swiss Diamond Hotel” në të cilën po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës si dhe të Luginës së Preshevës, ndërsa nuk po mungojnë as artistë e sportistë nga trojet shqiptare.
“Të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë” është motoja e këtij aksioni humanitar i cili ka për qëllim ndërtimin e 100 shtëpive për shqiptarët e komunave Bujanoc, Preshevë e Medvegjë të cilët i kanë kushtet e rënda ekonomike dhe jetojnë në shtëpi që nuk i plotësojnë kushtet për banim.
Organizatorët bëjnë thirrje që të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që dëshirojnë të kontribuojnë le të paraqiten gjatë transmetimit të drejtpërdrejt në telefonat kujdestarë./Titulli.com/
Brenda Kosovës, numri telefonit: 0800 11 880
Jashtë Kosovës, numri i telefonit: 00381 38 22 0111
Llogaria për donacion:
Credit Suisse IBAN:8070-Zuerich CH48 0483 5078 6113 0100 0Human. Fond aus Ost Kosovo SWIFT:8733 Eschenbach SG. CRESCHZZ80A copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/shtepia1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!