Halimi: Armët e gjetura në Turi mund të jenë shkak i marrjes në biseda informative
Lokale

Halimi: Armët e gjetura në Turi mund të jenë shkak i marrjes në biseda informative

19.Jun.2014 20:54
0

"Supozoj se intensifikimi i bisedave informative në Bujanoc ka të bëjë me problemin e armëve të gjetura në oborrin e xhamisë në fshatin Turi", bën të ditur lideri i PVD-së, njëherit deputeti popullor, Riza Halimi.

"Për momentin vetëm në Bujanoc qytetarët kanë deklaruar se kanë marrë ftesa për biseda informative nga inspektorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pa përjashtuar mundësinë se ndoshta kjo dukuri është prezente edhe në Preshevë dhe Medvegjë, por varët kur njerëzit vendosin të publikojnë presionet kur jashtë procedurës ligjore ftohen në biseda informative", ka thënë Halimi për portalin mepress.

Si pasojë e alarmimit të bisedave informative nga ana e qytetarëve të Bujanocit vjen edhe reagimi i kryesisë së PVD-së nga data 17 qërshor 2014, në të cilin ndër të tjera thuhet se mënyra e thirrjes së qytetarëve në “biseda informative” është rregulluar me nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, dhe çfarëdo thirrje në formë tjetër jashtë kësaj dispozite paraqet shkelje flagrante nga ana e inspektorëve të MPB-së.

Partia për Veprim Demokratik, po ashtu u ka bërë ftesë qytetarëve që për çfarëdo ftese që marrin për “bisedë informative” nga ana e inspektorëve të MPB-së, e që është në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, rastin ta paraqesin në zyrat e Partisë për Veprim Demokratik dhe Këshillit për të Drejtat e Njeriut.

Sa i përket armëve të gjetura në fshatin Turi, Halimi thotë se këto armë kanë mbetur nga periudha e konfliktit të armatosur 2000-2001. /Titulli.com/

Bujanoc: Kontratë me vlerë mbi 7.9 milionë dinarë për shtrim të rrugëve
"Sezai Surroi" me drejtues të ri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration