Bujanoc: Kontratë me vlerë mbi 7.9 milionë dinarë për shtrim të rrugëve
Lokale

Bujanoc: Kontratë me vlerë mbi 7.9 milionë dinarë për shtrim të rrugëve

19.Jun.2014 18:02
0

Drejtori i Drejtoratit për Ndërtim në Bujanoc sot ka nënshkruar kontratë me vlerë mbi 7.9 milionë dinarë për shtruarjen e rrugëve në rajonin e Klenikut.

Drejtori i ndërmarrjes publike Drejtorati për Ndërtim-Agim Haliti sot ka nënshkruar kontratë me vlerë mbi 7.9 milionë dinarë (me tvsh) me përfaqësuesin e kompanisë “Saba Bellça” nga Presheva për shtruarjen e rrugëve lokale në disa fshatra të komunës së Bujanocit.

Sipas kontratës së nënshkruar punimet duhet të kryhen brenda afatit kohor prej 50 ditëve të punës.

“Kemi të bëjmë me projektin e shtruarjes së rrugëve në Baralevc, Zhbevc, Jabllanic dhe në ato vende të banueshme ku ende nuk ka asfaltime, mirëpo kjo është edhe kërkesë e bashkësive lokale për t’i dhënë prioritet këtyre punimeve, pasi infrastruktura rrugore është elementare për frekuentim të vendasve nëpër komunë të Bujanocit, por edhe vetë qytetin e saj”, theksoi drejtori Haliti me rastin e nënshkrimit të kontratës me kompaninë që do të kryejë punimet.

Nënshkrimi i kontratës së sotme vije pas ndarjes së mjeteve në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal prej buxhetit të rezervave vjetore, raporton Titulli.

Me këtë rast Drejtoratit për Ndërtim iu ndanë 10 milionë dinarë, 8.5 milionë të planifikuara për rregullimin e infrastrukturës në komunë të Bujanocit./Titulli.com/

Lugina gati për muajin e Ramazanit, e pret me manifestim (foto)
Halimi: Armët e gjetura në Turi mund të jenë shkak i marrjes në biseda informative
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration