Përmirësimi i motit në rajonin e Luginës si duket ka zgjuar nga ‘gjumi’ zvarranikët të cilët enden lirshëm në rrugën në dalje të Tërnocit për në fshatin Breznicë të Malësisë së Bujanocit
Ishte vet ekipi i gazetarëve të portalit informativ Titulli.com dëshmitar i kësaj dukurie të rrallë.
Në një distancë me rreth 1.000 metra të kësaj rruge, nga ujvara e parë deri te e dyta, u regjistruan katër raste të gjarpërinjve të ngordhur, si pasojë e shkeljes nga veturat që shfrytëzojnë këtë aks rrugorë.
Në këtë lokacion edhe viteve të kaluara nga qytetarët janë regjistruar raste kur janë parë zvarranikët, sidomos në afërsi të lumit, mirëpo jo në këtë nivel që janë sot.
Pamjet e marra nga vendi i ngjarjes paraqesin gjarpërinjtë të shtypur, disa në mes të asfaltit e disa buzë tij./Titulli.com/