Fejzullahu te Tirana, nëse s’kalon jashtë vendit
Lokale

Fejzullahu te Tirana, nëse s’kalon jashtë vendit

09.May.2014 23:25
0
Mbrojtësi i Besës së Kavajës, tërnocasi Arbnor Fejzullahu është zyrtarisht në bisedime me Tiranën. Lajmin për “Sport Ekspres” e ka konfirmuar vetë 21 vjeçari që përgatitet të lërë Kavajën pas tre sezonesh aty. Bardheblutë e duan për të përforcuar krahun dhe bisedimet e para me të i kanë realizuar në muajin janar. Në atë periudhë Fejzullahu ishte nën kontratë me Besën dhe pas një takim me Halilin, ai ra dakord që të ulej sërish me bardheblutë në fund të sezonit për të negociuar mundësinë e një marrëveshje për transferimin e tij. Tani bisedimet kanë rinisur dhe Tirana e Fejzullahu pritet të takohen shumë shpejt së bashku. “Po jam në bisedime me Tiranën. Ende nuk ka asgjë zyrtare pasi momentalisht po mendoj që të dal jashtë shtetit pastaj të shohim”, tha Fejzullahu duke konfirmuar në këtë mënyrë lajmin për bisedimet e tij me bardheblutë por duke treguar se fillimisht dëshiron të mendoj një aventurë jashtë Shqipërisë, transmeton Titulli. “Nëse nuk gjejë ndonjë skuadër jashtë atëherë sipas gjitha gjasave do t’i them po Tiranës”, tha mbrojtësi i Besës, lojtar i preferuar nga Tirana. Skuadra nga kryeqyteti kanë nisur të mendojnë përforcimet për sezonin e ri dhe Fejzullahu është në listën e dëshirave për skuadrën e Maganit. Mbetet për tu parë nëse do të realizohet kjo tratativë. mensur limani Vlen theksuar se për Tiranën luanë edhe një tërnocas tjetër, shumë i njohuri Mensur Limani./Titulli.com/
Fshatrat e Potemkinit
Avokati i Popullit nga Shqipëria pritet nga KDNJ në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration