Avokati i Popullit nga Shqipëria pritet nga KDNJ në Preshevë
Lokale

Avokati i Popullit nga Shqipëria pritet nga KDNJ në Preshevë

09.May.2014 21:41
0
Përfaqësuesit e Këshillit për të Drejtat e Njeriut (KDNJ), Belgzim Kamberi dhe Valon Arifi, si dhe Urim Nasufi nga Unioni i Afaristëve të Preshevës (UAP); janë takuar të premtën (9 maj) në selinë e KDNj në Preshevë; me Avokatin e Popullit nga Republika e Shqipërisë, z.Igli Totozani dhe me bashkëpunëtorët e tij. Përfaqësuesit nga organizatat vendore joqeveritare njoftuan zyrtarët e institucionit të Avokatit të Popullit nga Republika e Shqipërisë, me shkeljet e ndryshme të të drejtave individuale dhe kolektive në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; veçmas në fushën e sigurisë, të përfaqësimit institucional, të arsimit, si dhe në fushat sociale e ekonomike etj. Me këtë rast, ata biseduan edhe për pengesat procedurale dhe burokratike, rreth njohjes së diplomave të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë; si dhe rreth modaliteteve të nevojshme, që duhen ndërmarrur nga institucionet e ndërsjella përgjegjëse në Tiranë dhe në Beograd, për lehtësimin e procedurave dhe për njohjen e diplomave shqiptare nga ana e autoriteteve serbe. KDNJ-Totozani-1 Përfaqësuesit e KDNJ dhe UNP, kërkuan nga Avokati i Popullit të Republikës së Shqipërisë, që institucioni i tyre dhe mundësisht edhe institucionet e tjera shtetërore të Republikës së Shqipërisë, të ndihmojnë pos tjerash, instancat (jo)qeveritare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja; në ngritjen e kapaciteteve të tyre profesionale, sidomos lidhur me fushat e jurisprudencës dhe të të drejtave të njeriut në përgjithësi, thuhet në kumtesën e KDNJ-së, transmeton Titulli. Si rezultat, Avokati i Populit dhe bashkëpunëtorët e tij shprehën gatishmërinë e institucionit të tyre, që të angazhojnë së shpejti, studentët më të zellshëm të juridikut nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në Republikën e Shqipërisë; si praktikantë në institucionin e Avokatit të Popullit në Tiranë, për aftësimin e tyre me përvojat e tyre të punës. Duke premtuar mbështetjen e institucionit të Avokatit të Popullit nga Republika e Shqipërisë; Z.Totozani inkurajoj KDNJ dhe UAP, por edhe gjithë organizatat dhe institucionet e tjera (jo)qeveritare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja; që të bashkëpunojnë me institucionin e Avokatit të Popullit dhe me strukturat e tjera (jo)qeveritare të kësaj natyre në Serbi; si dhe me homologët e tjerë të tyre në rajon; ku gravitojnë qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës; e ku ata mund të përballen me probleme të natyrave të ndryshme të shkeljeve të të drejtave të njeriut. /Titulli.com/
Fejzullahu te Tirana, nëse s’kalon jashtë vendit
Presheva do të bëhet me universitet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration