Fakulteti Ekonomik në Bujanoc, hap dyert për regiistrimin e studentëve të rinj
Fakulteti Ekonomik i Suboticës – Paralelja në Bujanoc, njofton të gjithë kandidatët të cilët janë të interesuar për regjistrim në këtë fakultet, se dorëzimi i dokumentacionit për regjistrim në vitin e parë të studimeve themelore, pranë këtij fakulteti bëhet më datë 22 dhe 23 korrik.
Kandidatët e interesuar për regjistrim në këtë vit akademik do të kenë mundësinë te regjistrohen në dy drejtime: Kontabilitet dhe revizion.
Pas dorëzimit të dokumentacioneve, provimi pranues do të mbahet më datë 1 korrik 2022, derisa 90 studentët e parë që do të regjistrohen përmes buxhetit , që nënkupton që shpenzimet e tyre mbuloheb nga Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë.