Ekspozita me fotografi nga Arian Mavriqi në Bujanoc (video)
Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi, ka paraqitur sot në Bujanoc ekspozitën e fotagrafive të shkrepura në vendet e ndryshme të botës.
E vendosur në qendër të qytetit, ekspozita zgjoi kurreshtjen e publikut të kësaj komune.
Shumica e fotografive ishin të shkrepura në Kontinentin e Afrikës dhe parqitnin motive të ndryshme.
Ekspozita në Bujanoc përkonte me Ditën Nderkombëtare të Fotografisë e cila shënohet më 15 qershor, dhe u zhvillua nën organizimin e Shtëpisë së Kulturës.
Video e shpëndarë nga drejtori, Jetmir Ismaili.