Davenport në Vranjë: Serbia përfitoi 3 miliardë euro nga BE-ja
Në 15 vitet e fundit, Bashkimi Evropian i ka dhënë donacione Serbisë në vlerë prej 3 miliardë eurove, ka thënë shefi i Misonit tëBE-së në Serbi, Michael Davenport.“Që kur filluam të bashkëpunojmë, BE-ja ka investuar mbi 3 miliardë euro në projekte të ndryshme. Kemi dhënë donacione për përmirësimin e sektorit të energjisë, mbrojtjen mjedisore, në agrikulturë, në vetëqeverisje lokale”, ka thënë Davenport në Vranjë në turin e tij dyditor nëpër zonat ku ka investuar BE-ja, transmeton Titulli.com.
Davenport ka thënë se prioritet i BE-së do të jetë reformimi i sistemit të drejtësisë duke shtuar se do të vazhdohet të punohet ngushtë me partnerët qeveritarë, si dhe qeverisjen lokale e qendrore.
Sipas tij, vetëm gjatë katër viteve të fundit, qyteti jugor i Serbisë, Vranja ka pranuar donacione nëpërmjet projekteve të ndryshme.