Bektashi: Fondi Humanitar ka investuar 1 milion e 150 mijë franga në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë (video)
Aktivitetet humanitare për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë janë shtuar në masë të konsiderueshme nga vendorët por edhe nga diaspora shqiptare e këtij rajoni.Fondi Humanitarë për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë me seli në Cyrih të Zvicrës ka nisur një aksion vite më parë për ndërtimin e 100 shtëpive për familjet shqiptare në nevojë që jetojnë në këto komuna.
Ahmet Bektashi, që morri drejtimin e kësaj organizate nga prilli i këtij viti në një intervistë për Portalin Informativ Titulli.com ka thënë se deri më tani kanë ndërtuar 52 shtëpi, Â projekt që ka vlerën prej 1. 150 mijë franga mjete nga diaspora dhe vullnetarët që jetojnë këtu.
"Kërkesat e popullatës janë për ndërtimin e 250 shtëpive, ndërsa lidhur me investimet janë më se i kënaqur me vendorët por nuk mundë të anashkalojmë edhe diasporën Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Blegjikës", theksoi për Titulli.com Ahmet Bektashi.
Ai ka thënë se organizata që ai drejton ka planet e veta për të ardhmen mirëpo njëherë është përkushtuar për përfundimin e projektit për ndërtimin e 100 shtëpive dhe ka falënderuar të gjithë përkrahësit që sipas tij kanë treguar humanizëm të madh.
Bektashi ka folur edhe për shumë çështje tjera me interes për qytetarët e këtij rajoni për më tepër shikoni video intervistën:Â