Bujanoc: Nxënësit e shkollës së mesme të pa informuar me transparencën komunale
Të pa informuar rreth transparencës komunale janë nxënësit e shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc të cilët dëshirojnë të përvetësojnë njohurit rreth kësaj fushe që mundë të shërbejë për të mirë të komunitetit lokal.Riola Sulemani , nxënëse e drejtimit të mjekësisë në këtë shkollë tha për Titulli.com se është shumë pak e informuar për transparencën komunale sepse nuk kam shfaqur asnjëherë ndonjë interes rreth kësaj dhe nuk kam pasur rast të dëgjoj për këtë temë.
“Nuk jemi mjaft të informuar rreth transparencës e sidomos ngjarjeve në komunën e Bujanocit e cila ka një transparencë me nivel shumë të ulët”, u shpreh nxënësi Lorik Limani.
Sipas tij seminaret rreth funksionimit të qeverisjes lokale po i ndihmojnë ata të avancojnë me njohurit në këtë fushë
Drilon Dalipi, nga drejtimi i përgjithshëm thotë se ka mungesë informacioni rreth çdo ngjarjeje dhe organi komunal.
“Sa i përket gjeneratave të reja, njohurit për transparencë komunale janë shumë të ulëta por mendojë se informimi është shumë i domosdoshëm për këtë çështje”, theksoi Dalipi./Titulli.com/