Adnan Salihu zgjidhet kryetar i kuvendit komunal në Bujanoc
Kuvendi komunal i komunës së Bujanocit gjatë seancës së sotme ka zgjedhur për kryetar të këtij institucioni, Adnan Salihu nga Lëvizja e Progresit Demokratik.Salihu u votua nga 25 këshilltarë dhe ka zëvendësuar të ndjerin Junuz Musliu, shkruan titulli.com.
”Do të angazhohem që kjo foltore dhe ky kuvend të shërbej në të mire të qytetarëve të komunës së Bujanocit dhe se do të bashkëpunoj me secilin këshilltar të kuvendit qofshin ata pozitë apo opozitë në mënyrë që ky pushtet të jetë sa më i afërt dhe i hapur me qytetarët e kësaj komune”, deklaroi Salihu në fjalimin e tij.
Gjithashtu në të njëjtën seancë është bërë edhe verifikimi i mandatit të Nexhmedin Veseli, këshilltari të ri nga Lëvizja e Progresit Demokratik./Titulli.com/