Bruksel: Nënshkruhet marrëveshja, Lugina pa polisa sigurimi në Kosovë
Kryesuesi i Delegacionit Teknik për bisedime për çështje të sigurimeve, Rrahim Pacolli, ka bërë me dije se është arritur marrëveshje për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Përmes një njoftimi dërguar mediave, Pacolli ka thënë: “Pas shumë takimeve të mbajtura në Bruksel ndërmjet Delegacionit Teknik të Kosovës dhe Delegacionit serb me ndërmjetësim të BE-së, sot u nënshkrua marrëveshja për lëvizje të lirë ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë”, transmeton Titulli.com.
“Pavarësisht pengesave të paraqitura nga pala serbe përgjatë këtyre takimeve, u arrit marrëveshja për njohjen reciproke të policave të sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia me ç'rast do të përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit”, thuhet në këtë njoftim.
Sipas marrëveshjes së arritur, me fillimin e zbatimit të saj, Kosova dhe Serbia duhet të njohin polisat e sigurimit të makinave të vendeve që kanë lëshuar ato, duke hequr praktikën e deritanishme të pagesës së polisës së sigurimit në kufi.
Portali informativ Titulli.com ditë më parë raportoi për paralajmërimet e arritjes së një marrëveshje të tillë, pas deklaratës së Rrahim Pacollit, Kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme të Byros Kosovare të Sigurimeve./Titulli.com/
>>Të martën Lugina përfiton lëvizjen e lirë me Kosovën?