Bërnabiç: Topi është në fushën e Kosovës, Asociacioni pika e parë e rendit të ditës
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, beson se nga Marrëveshja e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel fillimisht e më pastaj më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut obligime merre vetëm pala kosovare, ndërsa ajo serbe jo.
Obligimi i cili derivon nga Marrëveshja për normalizimin e raporteve, sipas Bërnabiç, është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga ana e Kosovës.
“Në përgjithësi, në këtë moment, pavarësisht nga të gjitha gënjeshtrat që opozita në Serbi flet publikisht, në mungesë të një agjende reale, topi është në fushën e Kosovës dhe pika e parë e rendit të ditës është formimi i Asociacionit”, ka thënë Bërnabiç, raporton mediumi opozitar, Danas.
Për të shmangur detyrimin për formimin e Asociacionit, Bërnabiç pretendon se homologu i saj nga Kosova, Albin Kurti, “po intensifikon sërish provokimet ndaj serbëve”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç janë pajtuar për Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve më 27 shkurt dhe për planin e zbatimit më 18 mars.
Ndonëse ato nuk i kanë nënshkruar dokumentet, BE-ja ka thënë se marrëveshjet janë ligjërisht obliguese.
Marrëveshja me 11 nene, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Neni 10 i Marrëveshjes obligon të dyja palët t’i zbatojnë të gjitha ujditë e arritura më parë në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionit.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rnabic.jpg): failed to open stream: No such file or directory