Lokale
Avancimi i studentëve në Bujanoc
Përfaqësuesi i USAID-it amerikan Majkëll Mekllejn, Dekania e Universitetit të Subotisës Jellena Biovlen dhe kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi sot kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunimin në projektin “Qendra e karrierës së studentëve” në Fakultetin e Suboticës, nëndega në Bujanoc.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje që u bë në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, do të konkretizohen hapat e mëtejshme se si të rinjt e këtij rajoni të bëhen konkurrent në tregun e punës, raporton RTB, ndërsa transmeton Titulli.
Majkëll Mekllejn tha se USAID-i i është përkushtuar planit për gjetjen e një zgjidhje me të cilën të rinjtë do të inkuadroheshin në jetën ekonomike të vendit.
“Do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë ata njerëz në Serbi të cilët na ndihmojnë që të rinjtë të vijnë më lehtë deri te punësimi si dhe të bëhen promotor në zhvillimin ekonomikë të shoqërisë”, tha përfaqësuesi i USAID-it në Serbi Mekllejn.
Sipas prodekanes Jellena Biovlen projekti “Qendra e karrierës së studentëve” ka për detyrë që studentëve të nëndegës në Bujanoc t’i mundësojë të marrinë aftësi për avancimin në tregun e punës.
Kryetari i komunë së Bujanocit Shaip Kamberi tha se ky është njëri prej aktiviteteve përmes së cilit organizohet ky program.
“Ky projekt ka për qëllim që të ndihmojë studentët e fakultetit ekonomik këtu në Bujanoc, që krahas studimeve të rregullta të kenë mundësi që në kuadër të një qendre karriere të krijojnë dhe të fitojnë aftësi të reja menaxhuese, në mënyrë që të jenë të përgatitur që pas përfundimit të fakultetit të jenë të gatshëm të përballen me sfidat reale”, tha mes tjerash Kamberi.
Si mbështetje në nënshkrimin e këtij projekti, pjesëmarrës ishte edhe përfaqësuesi nga kompania Agro Adria në Bujanoc i cili i shpjegoi studentëve rreth arritjes në biznesin e tij./Tiulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!