Asociacioni i parë i Mediave Online të rajonit, Titulli në mesin e themeluesve
Asociacioni i Mediave Online (AMO), shoqata e parë e këtij lloji në rajon, është themeluar sot (e premte) në Beograd.
Asociacioni grumbullon 18 portale nga të gjithë pjesët e Serbisë, që angazhohen për afirmimin e punës së lirë, profesionale e të pavarur online dhe standardet më të larta të gazetarisë, thuhet në komunikatën e AOM-it.
AOM do të punojë në zhvillimin dhe promovimin e standardeve etike të raportimit në internet, si dhe forcimin e rolit të mediave online në demokratizimin e shoqërisë.
Për kryetar të parë të Këshillit drejtues të asociacionit u zgjodh Predrag Blagojevic, kryeredaktor përgjegjës i portalit Juzne vesti, e për zëvendëse Tanja Maksic nga Rrjeti ballkanik për hulumtime BIRN.
“Interneti çdo ditë e më shumë po përjetohet si gati hapësira e vetme për shkëmbim të informacioneve, ideve dhe mendimeve. Besojmë se themelimi i shoqatës së këtillë është i domosdoshëm në mënyrë që mediat online që janë ithtare të standardeve më të larta profesionale të artikulojnë aspiratat e tyre në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe në informim të përgjithshëm e me kohë të qytetarëve”, ka thënë Blagojevic.
Aktivitetet e para të AOM-it do të drejtohen në avancimin e standardeve etike në internet, me fokus mbrojtjen e të drejtave autoriale, ndihmë në zbatimin e regjimit të ri juridik për mediat online dhe lidhjen me akterë relevantë rajonal e ndërkombëtar.
Asociacioni i mediave online mbetet i hapur për pranimin e anëtareve të reja, që ndajnë vlerat që kjo shoqatë përfaqëson, thuhet më tej në komunikatë.
Themeluesit e AOM-it janë portalet: 021.rs, Autonomija.info, BIRN, Titulli.com, Cenzolovka, CINS, IST Media, Istinomer, JugMedia, Juzne vesti, KrikMedia&reform centar Nish, Mingl, Moj Becej, Njuz.net, SOinfo dhe SumadijaPress.
/Titulli.com/