Afat i ri për privatizimin e mediave
Lokale

Afat i ri për privatizimin e mediave

19.Jun.2015 23:25
0
Afati i ri, i fundit për privatizimin e mediave, që janë në pronësi të shtetit, do të jetë 31 tetori i këtij viti, kjo sipas ndryshimeve në Ligjin mbi informimin publik dhe mediat.

Përmes këtyre ndryshimeve është propozuar ndalesa e financimit nga fondet publike për mediat, për të cilat deri më 1 korrik do të paraqiten thirrjet publike për shitjen e kapitalit.

Financimi i mediave, të cilat deri në fund të qershorit paraqesin ftesë publike për shitje, do të ndalohen pas 31 tetorit në qoftë se kapitali i tyre deri në atë kohë nuk shitet, është precizuar në ndryshimet e propozuara, të cilat Qeveria e Serbisë sot i ka aprovuar, ndërsa të njëjtat me procedurë të shpejtë duhet të miratohen në kuvend, transmeton Titulli.com.

Këto media, deri në fund të tetorit do të financohen përmes projekteve bashkëfinancuese.

Nëse thirrjes publike për shitjen e kapitalit të medias nuk adresohet deri më 1 korrik të vitit 2015, është paraparë që procesi i privatizimit të ndërpritet, kurse procesi vazhdon me ndarjen e aksioneve falas të punësuarve.

Qeveria do të sjellin aktin përmes të cilit do të rregullojë procedurën e privatizimit përmes ndarjes së aksioneve të punësuarve.

Me ndryshimet ligjore të propozuara është përcaktuar edhe afati në të cilin blerësi i medias do të jetë i obliguar të respektojë detyrimet e kontraktuara, si dhe rreth “vazhdimësisë së përmbajtjes programore mediale”. 

Procesi i privatizimit do të prek edhe tre mediumet publike të Luginës që për themelues kanë kuvendet komunale. 

Në fazën e privatizimit janë RTV Presheva, RTV Bujanoci si dhe Radio Medvegja. Ndërkohë me privatizimit e këtyre mediave publike, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka paralajmëruar themelimin e një mediumi të ri, Radio Televizionin Shqiptar të Luginës. /Titulli.com/

Asociacioni i parë i Mediave Online të rajonit, Titulli në mesin e themeluesve
Luginë - Gjilan - Kumanovë, pak vendkalime kufitare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration