Arifi ka pritur ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Canaj
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka pritur Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Dr. Bardhyl Canaj.
Postimi në Facebook nga Shqiprim Arifi:
Kënaqësi të mirëprisnim mikun tim Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Beograd, Dr. Bardhyl Canaj ne vizitën e tij të parë në Preshevë
Siç ju kam njoftuar edhe më herët, Shqipëria tani është më konkrete në krah të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si asnjëherë më parë. Bursa, shërbime mjekësore, projekte infrastrukturore janë vetëm disa nga gjërat konkrete nga Shqipëria për shqiptarët e Luginës.
Çdoherë mirënjohës për gatishmërinë e Republikes së Shqipërisë për t'i bashkuar përpjekjet që t'i japim prioritet përmirësimit të pozitës së shqiptarëve të Luginës!
S'keni pa gjë akoma!
copy(/home/titulli/public_html/images/image/MG_7024.jpeg): failed to open stream: No such file or directory