Taipi pesë gola skuadrave zvicerane (Video)
Mesfushori nga Tërnoci, Gjelbrim Taipi ka vazhduar me formën e tij të mirë në Zvicër.Pasi kampionati zviceran është ende në pushim, në këtë shtet organizohen turne të ndryshëm të klubeve në futboll në salla, ku natyrisht paraqitjet e mira të lojtarëve shqiptarë nuk mungojnë.
Mesfushori 22-vjeçar, Gjelbrim Taipi ka marrë pjesë me ekipin e tij Wil, në një turne në Zvicër, ku përpos Wilit kanë qenë të pranishme edhe skuadrat e mëdha, si Zurich, Vaduz dhe Thuhn, transmeton Telegrafi.
Në tri ndeshje të zhvilluara, Gjelbrimi ka shënuar pesë gola, duke qenë ndër më të mirët në këtë turne.
Kujtojmë që Taipi në ekipin zviceran Wil, ka kaluar nga Shkëndija e Tetovës, ndërsa ai mund të largohet në drejtim të ndonjë skuadre të madhe zvicerane pas paraqitjeve të mira që kishte vitin e kaluar dhe këtë gjysmë stinor. /Titulli.com/