Shqiprim Arifi zgjidhet kryetar dhe Armend Aliu zëvendës kryetar i komunës së Preshevës
Lokale

Shqiprim Arifi zgjidhet kryetar dhe Armend Aliu zëvendës kryetar i komunës së Preshevës

19.Feb.2018 18:41
0
Këshilltarët e kuvendit komunal të komunës së Preshevës kanë zgjedhur për kryetar të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ndërsa zëvendës kryetar Armend Aliu.

Arifi theksoi se do të punojë në të mirë të qytetarëve e do të jetë në shërbim të tyre dhe së bashku me partnerët e koalicionit do të punojë që Preshevën ta bëjë pjesë të Bashkimit Evropian.

Gjatë votimit nuk morën pjesë 18 këshilltarët shqiptarë të opozitës ndërsa kjo ishte seanca e parë e rregullt e kuvendit komunal pas konstituimit.

Gjatë kësaj seance u votua edhe këshilli komunal prej 11 anëtarëve.

Komuna e Preshevës do të qeveriset për katër vitet e ardhshme nga koalicioni qeverisës i formuar nga Alternativa për Ndryshim, Lëvizja për reforma PDSH dhe lista serbe./Titulli.com/

Rinia e pa informuar për funksionimin e qeverisjes lokale në Bujanoc
Dy futbollist shqiptarë nga Lugina e Preshevës në Superligën serbe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration