Mbahet seminar për zhvillim të bujqësisë në Bujanoc, pjesëmarrje e zbehtë
Lokale

Mbahet seminar për zhvillim të bujqësisë në Bujanoc, pjesëmarrje e zbehtë

06.Mar.2018 14:14
0
Në objektin e fakultetit ekonomik në Bujanoc është mbajtur seminar lidhur me stimulimin e zhvillimit të bujqësisë dhe prodhimtarisë së ndryshme.

Sipas organizatorëve ky seminar ka mbledhur përfaqësues të ndryshëm të bujqësisë dhe ka për qëllim forcimin e potencialeve lokale dhe partneritetit mes akterëve të zhvillimit rural e stimulimin bujqësisë në rrethin e Pçinjës.

Ky seminar është organizuar nga Oda Ekonomike e Serbisë për rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës ndërsa ligjërues ishte Milorad Stajkoviq inxhinier i bujqësisë dhe përfaqësues tjerë, shkruan Titulli.com.

Gjatë këtij seminari u shpjeguan mundësit e zhvillimi të sektorit të bujqësisë dhe shfrytëzimit të fondeve publike dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Asnjë nga përfaqësuesit e zyrës për zhvillim ekonomik lokal të komunës së Bujanocit nuk ishte prezentë gjatë këtij seminari edhe pse ata shpesh përmendin IPA fondet evropiane ndërsa nga sektori i bujqësisë prezantuan disa.

Vlen të theksohet se në seminar ishin të pranishëm një numër i vogël i bujqve shqiptar të cilët shpeshherë ankohen për mungesë të ligjëratave në fushën e zhvillimit të bujqësisë.

Ata që dëshirojnë informacione më të hollësishme lidhur me këtë çështje mundë të drejtohen edhe në zyrën e Odës Ekonomike të Serbisë në Bujanoc./Titulli.com/

Organizata gjermane "Help", rikthehet me projekte të reja në Bujanoc
Hapja e shkollës së parë shqipe në Preshevë dhe mësimi ne gjuhën turke dhe serbe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration