Kryetari i Gjilanit ngushëllon familjen e Jonuz Musliut
Lokale

Kryetari i Gjilanit ngushëllon familjen e Jonuz Musliut

18.Jan.2018 16:19
0
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Musliu me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu.

Në telegram nga Lutfi Haziri thuhet:

“U trondita me lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, i cili ishte kryetar i Këshillit Nacional për Kosovën Lindore dhe në të kaluarën kryetar i Bujanocit.

Do ta kujtoj përgjithmonë për bashkëpunimin e sinqertë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, kauzë për të cilën nuk u ndal së punuari deri në momentet e fundit të jetës.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Musliu, shokët, miqtë e bashkëveprimtarët. Lamtumirë, miku i im”, thuhet ne telegram."‹

Kryeministri Haradinaj: Musliu ishte luftëtar i lirisë
Zëri i Amerikës: Vdiq Jonuz Musliu, një nga udhëheqësit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration