Hapet reparti i ndërmarrjes "Jumko" në Bujanoc, qeverisja lokale bojkoton
Lokale

Hapet reparti i ndërmarrjes "Jumko" në Bujanoc, qeverisja lokale bojkoton

01.Feb.2018 15:44
0
Është hapur reparti i ndërmarrjes aksionare "Jumko" në Bujanoc në prani në ministrit të Mbrojtjes Aleksandër Vulin, gjeneralit Ljubisha Dikoviq dhe kryeshefi i Ushtrisë së Serbisë.

“Nga sot do të kemi uniforma ushtria edhe nga prodhimi në Bujanoc dhe se është e nevojshme që ata të kenë nga dy komplete”, u shpreh Aleksandër Vulin, shkruan portali “bujanovacke”. 

Drejtori gjeneral i kompanisë “Jumko”, Branislav Trajkoviq theksoi se në repartin e hapur ku do të prodhojë uniforma ushtarake dhe policore në Bujanoc do të punohet në dy ndërrime me gjithsejtë 64 punëtorë nga kjo komunë. 

Gjatë hapjes solemne nuk morrin pjesë përfaqësuesit e komunës së Bujanocit si shenje revolte për mos punësimin e shqiptarëve në këtë ndërmarrje dhe ishte i pranishëm deputeti popullor nga Bujanoci, Nenad Mitroviq. 

Të punësuarit në këtë repart në Bujanoc kanë mbajtur trajnim në Vrajë ndërsa sipas informatave jozyrtare aty janë të punësuar vetëm 3 shqiptarë./Titulli.com/

Komuna e Bujanocit investoi afro 18 milion dinarë në infrastrukturën e Tërnocit
Zyrtare: Shefat Isufi mbron titullin ndaj Rafael Sosa Pintos
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration