Futbollisti shqiptar, Dominat Ramadani pjesë e Dinamos nga Vraja
Dominat Ramadani ish futbollist i klubit "Tërnoci" në komunë të Bujanocit tani më ka kaluar në klubin e Vrajës "Dinamo", kështu a njoftuar ai përmes një postimi në facebook.Ramadani është shprehur falënderues ndaj klubeve paraprake që ka luajtur ai duke dhënë një shpresë edhe për klubin e ri që të ngjitet në superligën e Serbisë, shkruan Titulli.com.
“Në fund faleminderit klubit të Dinamos së Vrajës që ma dha mundësinë të je pjesë e tyre, mua nuk më mbetet asgjë tjetër veç se të punojë kokulur dhe ti ndihmojë ekipit shpalljen kampion dhe ngjitjen në superligën e Serbisë”, ka shkruar Ramadani.
Futbollisti për U19 Dominat Ramadani, kohën e fundit ka luajtur për ekipin “Milano” të Kumanovës ndërsa më herët edhe klubin “Drita” të Gjilanit ndërsa hapat e parë në KF “Tërnoci”./Titulli.com/