Bujanoc: Një shqiptar i plagosur si pasojë e zënkës mes të rinjve
Lokale

Bujanoc: Një shqiptar i plagosur si pasojë e zënkës mes të rinjve

21.Jun.2014 14:10
0

Në magjistralet Bujanoc-Gjilan, në afërsi të fshatit Turi të komunës së Bujanocit si pasojë e konfliktit fizikë dhe të shtënave me armë, një i ri nga fshati Nesalcë ka mbet i plagosur.

Sipas informacioneve që kanë arrit në redaksinë e portalit informativ Titulli, konflikti mes një grupi të rinjsh shqiptar nga fshatrat Tërnoc, Nesalcë e Bilaç, kishte zanafillën më herët për të rinisur mbrëmë në një lokal në qytetin e Bujanocit.

Larja e hesapeve u shmang në lokal për t’u ripërsëritur pikërisht në dalje nga magjistralja Bujanoc-Gjilan për në fshatin Turi, ku përveç rrahjes, njëri nga personat e përfshirë në këtë konfrontim fizikë, në një moment nxjerrë armën e zjarrit dhe plagos të riun A.V. nga fshati Nesalcë i komunës së Bujanocit.

Në vendin e ngjarjes përveç të rinjve nga të shtënat ishin dëmtuar edhe makinat.

Me këtë rast personat e përfshirë në këtë konflikt janë arrestuar, me përjashtim të personit i cili ka gjuajtur me armë zjarri, i cili siç mësohet është ende në arrati.

Deri në këtë moment policia nuk ka dalë me ndonjë kumtesë për rastin në fjalë./Titulli.com/

Rizgjedhja e drejtorit, dridh koalicionin në Preshevë
Zgjedhjet e reja në PVD me kufizim mandati të funksioneve partiake
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration