Beqiri kërkon ndryshimin e ligjit për përdorim zyrtarë të gjuhëve dhe shkrimeve
Lokale

Beqiri kërkon ndryshimin e ligjit për përdorim zyrtarë të gjuhëve dhe shkrimeve

19.Jun.2014 13:50
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqiri theksoi “nevojën e ndryshimit të ligjit për përdorim zyrtar të gjuhëve dhe shkrimeve” në debatin e parë publik për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe shkrimeve, të organizuar me iniciativën e Ombudsmanit republikan, Sasha Jankoviq, në Beograd.

Pjesëmarrës në debat ishin përfaqësuesit e të gjitha institucioneve shtetërore, Këshillave nacionale të pakicave kombëtare, botës akademike dhe sektorit jo-qeveritar.

“Kështu siç është me shprehjen e vullnetit të gjërë deklarativ, kinse qytetarëve shqiptar i lejon përdorimin zyrtar të gjuhës amtare dhe në anën tjetër nuk precizohen qartë obligimet e administratës, kështuqë gjuha shqipe shumë pak aplikohet” u shpeh Beqiri dhe shtoi se është “gjithashtu e domosdoshme edhe ngritjen e njohurive të shërbyesve civil për respektimin e të drejtave gjuhësore karshi qytetarëve shqiptar”.

Ndërkaq, konkluzioni i këtij debatit që do ti dërgohet qeverisë është që “ligji të jet më konciz dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare, si dhe të parashihet institucioni konkret me kompetenca të qarta që do të bëjë mbikqyrjen e zbatimit të këtij ligji”, thuhet në kumtesën e KKSH-së të cilën e transmeton Titulli.

Megjithatë, Këshilli Kombëtar Shqiptar, pavarësisht hapësirave ligjore të diskutueshme deri në plotësimin e tyre kërkonë që organet komunale dhe shtetërore të zbatojnë zyrtarisht gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj, gjatë punës së tyre të përditshme administrative. /Titulli.com/

Sadriu: Liderët heshtnin si pula para Stankoviqit
Lugina gati për muajin e Ramazanit, e pret me manifestim (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration