Arifi: Kryetari Musliu luftëtar për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar në Luginë
Lokale

Arifi: Kryetari Musliu luftëtar për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar në Luginë

18.Jan.2018 15:41
0
Partia Demokratike në Bujanoc ka shprehur ngushllimet më të sinqerta familjes dhe popullit shqiptar në Luginë me rastin e vdekjes së Junuz Musliut.

Kjo është letra e plotë e PD-së: 

Partia Demokratike me seli në Bujanoc shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes dhe popullit shqiptar në Luginë me rastin e vdekjes së Jonuz Musliut, kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, njëherit kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, kryetar i LPD-së dhe ish lider politik i UÇPMB-së.

PD konsideron lartë kontributin e z.Musliu në udhëheqjen dhe zhvillimin e luftës së UÇPMB-së, Gjithashtu, edhe në jetën politike z.Musliu dha kontribut të vazhdueshëm në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe nuk pushoi së luftuari për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar deri në momentet e fundit të jetës së tij.

PD ndanë dhembjen me familjarët, farefisin, miqtë, ish ushtarët e UÇPMB-së, bashkëpartiakët e tij dhe gjithë qytetarët shqiptarë, dhe lutet sinqerisht te Zoti që ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me të mirat e tij.

Partia Demokratike
Nagip Arifi, kryetar

Mustafa: Vdekja e Musliut veprimtarit të çështjes kombëtare na tronditi
Presidenti Thaçi: I ndjeri Musliu dha kontribut për çlirimin e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration