Ambasadori takon kryetarin e Medvegjës, falë namazin në xhaminë e Sjarinës (foto)
Ambasadori i Malajzisë në Beograd Yubazlan Yusof të pretmen ka qëndruar për vizitë pune në Medvegjë. Me këtë rast ai fillimisht është takuar me kryetarin e komunës, Sllobodan Drashkoviq dhe bashkëpunëtorët e tij.
Qëllimi i vizitës së tij ishte që në emër të ambasadës të cilën përfaqëson t'ia dhurojë shkollës fillore "Jabllanica e Epërme" në Medvegjë në formë të donacionit disa pajisje kompjuterike në vlerë prej rreth 3 mijë euro.
Në takim me kryetarit e komunës, ambasadori Yusof theksoi nevojën dhe rëndësinë e kultivimit të diversitetit etnik, kulturor, shoqëror dhe fetar. "Ne në Malajzi komunitet tjera nuk kemi shikuar të asimilojmë por të intergrojmë", ndër të tjera ka thënë ai, raporton mepress.info.
Kryetari i Medvegjës Sllobodan Drashkoviq, ka njoftuar ambasadorin rreth komunës së Medvegjës, specifikave dhe problemeve, me ç'rast ka theksuar nevojën për investime të huaja me qëllim të përmirësimit të gjendjes ekonomike.
Përveç takimit me kryetarin Drashkoviq, ambasadori i Malajzisë, ka zhvilluar takim edhe me këshilltarët shqiptarë të Kuvendit Komunal të Medvegjës dhe me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Medvegjë, Lulzim Sahiti ku është kërkuar që ambasada apo shteti i Malajzisë të shqyrtojë mundësitë për të ndihmuar komunitetin mysliman në Medvegjë, gjegjësisht të shqyrtojë mundësinë e sigurimit të fondeve për meremetimin e objekteve fetare.
Pas takimit me kryetarin e komunës dhe këshilltarët shqiptarë, ambasadori në mënyrë solemne është pritur nga nxënësit dhe kolektivi i shkollës "Jabllanica e Epërme" në Medvegjë, shkollë kjo me mësim në gjuhën serbe dhe shqipe. Porosia e tij për prindërit dhe nxënësit ishte që të punojnë të mësojnë dhe të kultivojnë gjeneratat e reja në frymën e diversitetit.
Pas kësaj, ambasadori ka vizituar xhaminë e Sjarinës ku edhe ka falë namazin. /Titulli.com/
Foto nga vizita e ambasadorit të Malajzisë, sh.t. Yubazlan Yusof.