Zyrtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar takojnë delegacionin e BE-së në Bujanoc
Lokale

Zyrtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar takojnë delegacionin e BE-së në Bujanoc

11.Dec.2021 09:10
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar me bashkëpunëtorë ka takuar përfaqësuesit e delegacionit të BE-së të qëndruan në Bujanoc.

Postimi në Facebook nga Ragmi Mustafi

BASHKËSIA EVROPIANE ME ROL MË SUBSTANCIAL PËR LUGINËN E PRESHEVËS

Sot kishim kënaqësinë të mirëpresim një delegacion të Ambasadorëve të akredituar në Beograd.
 
Së bashku me ekipin nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, me ambasadorët Shkëlqesia e Tij, Emanuele Giaufret Ambasador i Delegacionit të Unionit Evropian Shkëlqesia e Tij, Koen Adam Ambasador i Belgjikës; Shkëlqesia e Saj, Maria Virginia Mendes de Silva Pina Ambasadore e Portugalisë Shkëlqesia e Tij, Nikolaus Lutterotti Ambasador i Austrisë z. Zsolt István Németi Chargé d’affairs Sekretari i Parë i Ambasadës së Hungarisë znj.Monika Podsklanová Šuhajdová Chargé d'Affaires e Ambasadës Sllovake Znj. Leoneta Pajer Delegacioni e Unionit Evropian Znj. Gordana Arackiq Delegacioni i Unionit Evropian; z. Marko Vujaçiq Menaxherit Programi UNOPS; Znj. Olivera Kostić Menaxhere e Programit EU PRO Plus, kishim mundësi të diskutonim dhe t'i informonim për së afërmi me sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.
 
Bashkësia Evropiane është faktor shumë i rëndësishëm dhe i çmueshëm për realizimin e drejtave kolektive të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
 
Kërkuam mbështetje më intensive në implementimin marrëveshjeve të përfaqësuesve shqiptar me Qeverinë e Serbisë në kuadër të procesit të integrimeve evropiane.
Përfaqësues të BE-së takohen me zyrtarë komunal në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration