Zvicër: Kamioni shtyp për vdekje 10 vjeçaren shqiptare nga Bujanoci, e ndjera varroset në vendlindje
Lokale

Zvicër: Kamioni shtyp për vdekje 10 vjeçaren shqiptare nga Bujanoci, e ndjera varroset në vendlindje

06.Nov.2014 19:07
0
Dhimbje e madhe ka kapluar familjen shqiptare Jahiji nga Derdingeni i Soloturnit. Familja ka humbur vajzën 10 vjeçe në një aksident trafiku. Qenan Jahiji (44) ka treguar për Blick për tragjedinë që ka ndodhur të premten e kaluar. Ai për herë të fundit e kishte parë vajzën e tij të madhe Majlinden të enjten mbrëma. Qenanin tregon për Blick se si e kishte përshëndetur për herë të fundit në dhomën e saj të fjetjes Majlinden. Ajo u përgjigj: "žFlej mirë, Babi".

Ditën e nesërme  babai i Majlindës shkon në punë herët.  Në ora 15 ai është kthyer në shtëpi me gruan e tij, Shyreten (35) dhe vajzën  tjetër, Eliza (6).

 "Majlinda ka pasur deri në ora15  orë të edukatës fizike në shkollë. ", tregon babai.

Familja shqiptare nuk e di si ka ndodhur rasti: Majlinda do të duhej me biçikletën e saj në orën 15.10 nga vend parkim i Coopit të kalojë rrugën Steinmattstrasse. Në këtë moment vjen në rrugën kryesore një kamion  duke e shkelur 10-vjecaren për vdekje.

Aksidentin e kishte shkaktuar një shofer zviceran 63-vjeçar. "Unë nuk mund të jem i zemëruar me të," thotë  babai i Majlindës,  Qenan Jahiji.

„Si një postier e di se diçka e tillë mund tu ndodhë të gjithëve, kur kamionët dhe fëmijët janë në lëvizje"  Megjithatë, ai pyet: "Pse ai u kthye në këtë rrugë që të çon në një zonë me shpejtësi të kufizuar  30 km/h? „Ju lutem shoferë të dashur, të jeni të kujdesshëm në ato lagje! ", ka porositur i pikëlluar Jahiji

Si ka ndodhur aksidenti ende është e paqartë. Prokuroria ka inicuar procedurën penale për aksidentin. "Gjykimi nuk na e rikthen  vajzën tone, e cila tri ditë më vonë do ta festonte ditëlindjen e saj të njëmbëdhjetë», thotë Jahiji.

Familja Jahiji ka varrosur vajzën e tyre në fshatin Verban të Bujanocit./albinfo/ 

PVD: Po shtrembërohen faktet nga mediat joformale
"Mund të ketë probleme në KKSH, nëse punohet me shumicë të ngushtë"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration