Lokale
Zvicra mbështetë bisedimet Luginë – Beograd
Një delegacion nga Ambasada e Zvicrës në Beograd sot ka qëndruar në Bujanoc për të përkrahur liderët shqiptar të Luginës në nisjen e bisedimeve rreth platformës për zgjidhjen e problemeve në këto komuna.
Delegacioni zviceran i drejtuar nga zv. ambasadori Jean Luc Oesch si dhe Gream Tindal menaxher i programit PROGRESS, kanë vlerësuar shumë të rëndësishëm dialogun i cili pritet të fillojë mes Qeverisë në Beograd dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Zhvilluam një takimin konstruktiv me kryetarin e komunës, në një moment shumë me rëndësi kur është bërë aprovimi i platformës politike mes Trupit Koordinues dhe komunave në jug të Serbisë”, i tha gazetarëve, zv. ambasadori Oesch.
Siç raporton Titulli.com, diplomati zviceran ka vlerësuar lartë ndihmën e OSBE-së në këtë dialog si dhe organizatave tjera ndërkombëtare për arritjen e rezultateve pozitive, duke shpresuar në arritjen dhe implementimin e marrëveshjeve si nga Qeveria e Serbisë poashtu edhe nga tri komunat shqiptare.
Kryetari i komunës së Bujanocit u shpreh se nga mysafirët kanë marrë premtimin se programi PROGRES dhe “Miqtë e Jugut të Serbisë” do të monitorojnë bisedimet që në të ardhmen do të zhvillohen.
Menaxheri i programit PROGRES Gream Tindal, më shumë ka folur për realizimin e projekteve që po bëhen në komunën e Bujanocit, udhëheqësinë e së cilës e ka vlerësuar partnerë seriozë në projektin e ujësjellësit si dhe rregullimin e projekt dokumentacioneve.
“Shpresojë që projekti i programit PROGRES do të vazhdojë në frymën e partneritetit të cilin deri më sot e kemi pasur me komunën e Bujanocit”, u shpreh Tindal.
Gjatë takimit me delegacionin zviceranë është biseduar edhe për problemin me pronësisë së truallit për ndërtimin e objektit universitar si dhe ngecjet që po shkaktohen në njohjen e diplomave të studentëve që kanë diplomuar në Kosovë.
Delegacioni e Bashkimit Evropian qëndroi në Bujanoc
[caption id="attachment_77835" align="alignleft" width="448"] Takimi me përfaqësueset e BE-së[/caption]
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, sot paraprakisht ka zhvilluar një takim edhe me delegacionin e Bashkimit Evropian, zyra në Beograd.
Delegacioni i udhëhequr nga Marzia Palotta, menaxhere e programit për refugjatë ishte nisur për në Kosovë kur ndaluan në zyrën e Arifit.
“Biseduam për bashkëpunimin e komunës së Bujanocit dhe zyrës së BE-së në Beograd. Nga këshilltarja dhe menaxherja e zyrës së BE-së në Beograd u njoftuam se në muajin shtator do të bëhet ndryshimi i ambasadorit të BE-së në Beograd”, u shpreh pari i kësaj komune.
Aifi tha se bashkëpunimi me këtë zyre komunës së Bujanocit i ka mundësuar edhe përfitimet konkrete nga programi EU POGRES si dhe ai Exchange.
“Projektet e fundit që do të financohen janë hapja e një pusi të ri për furnizim me ujë të pijshëm komunën e Bujanocit si dhe ndërtimin e objektit të ri universitar”, tha kryetari Arifi pas një dite të ngjeshur me aktivitete./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!