Lokale
Zjarr i qëllimshëm në Preshevë?
Familja Hyseni nga Presheva është viktimë e zjarreve të qëllimshme në Preshevë. Mbrëmë qëllimisht para shtëpisë së Fazli Hysenit është vënë zjarr dhe u janw shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Në vendin e ngjarjes menjëherë ka arritur edhe Shtabi komunal për Situata të Jashtëzakonshme të cilët e kanë verifikuar rastin për dëmet e shkaktuara. Nga ky zjarr janë djegur dyert e oborrit dhe i tërë ushqimi i bagëtive që ka qenë, pasi kjo familje ekzistencën e vetme e ka nga bagëtia, raporton Titulli.
I dëmtuari nga kjo ngjarje Fazli Hyseni akuzon drejtpërsëdrejti fqiun e tij Baftjar Halimin.
[caption id="attachment_81670" align="alignleft" width="300"] Fazli Hyseni[/caption]
Ai thotë se menjëherë pasi është vënë zjarri ka qenë vet djali i vëllait të Baftjar Halimit që i ka thënë se xhaxhai i tij e ka ndez zjarrin. Ai ende nuk i din arsyet dhe motivin se pse e ka bërë këtë akt, por pranon se si fqinjë nuk qëndrojnë mirë.
“ I njëjti person në vitin 2001 i ka vënë flakën në shtall të kafshëve, në të cilën në atë kohë janë djegur 102 dele dhe objekti ku kanë qëndruar ato. Ndërsa para 3 muajve i njëjti person pra Baftjar Halimi edhe pse me raporte jo të mira fqinjësore ka hyrë me dhunë në shtëpinë e vëllait të Fazliut, ndërsa në ato momente kanë qenë fëmijët në shtëpi dhe janë frikësuar. Për atë ngjarje dëshmitarë janë edhe policia, pasi e kanë evidentuar rastin”, tha Fazli Hyseni.
Nga flaka e zjarrit ka pësuar edhe rrjeti energjisë elektrike e më pastaj edhe një veturë.
Fazli Hyseni apelon tek organet kompetente që autori sa më shpejtë të dënohet për këtë vepër, pasi atij dhe familjes u janë shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe me kushte që ka nuk mund ti kompensojë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!