Zhduket një person nga Presheva, vetura e tij gjendet në periferi të kufirit Kosovë-Serbi?
Nga 24 marsi është zhdukur një person nga Presheva dhe më nuk i është lajmëruar familjes së tij.
Burimet e Indeksonline mësojnë se personi në fjalë kishte tentuar të kalonte përmes pikës kufitare në Merdare, për në Serbi, por se nuk ishte lejuar. Ai kishte tentuar sërish përmes një pike tjetër kufitare por prapë nuk kishte arritur të dilte matanë kufirit.
Tutje nga po këto burime, mësohet se vetura e tij është gjetur në periferi të kufirit Kosovë-Serbi që të dërgon për në Preshevë.
Personi në fjalë dyshohet se ka tentuar ilegalisht të kaloj kufirin, meqë u kishte thënë familjarëve të tij se frikësohej se do mbetej pa punë.