Zgjedhje lokale në komunën e Medvegjës më 8 shtator
Lokale

Zgjedhje lokale në komunën e Medvegjës më 8 shtator

22.Jul.2019 10:06
0

Kryetarja e  i parlamentit të Serbisë, serb Maja Gojkoviç ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve lokale në komunën e Medvegjës për 8 shtator të këtij viti, shkruan Titulli.com.

 Vendimi për shpalljen  e zgjedhjeve për kuvendin e komunës së Medvegjës hyn në fuqi ditën pasardhëse të ditës së botimit në "Gazetën Zyrtare", kur afatet për zhvillimin e fushatave zgjedhore fillojnë të funksionojnë.

Zgjedhjet për këshilltarët e kuvendit komunalë në komunën e Medvegjës do të jenë nën autoritetin e administratës zgjedhore në bazë të dispozitave të Ligjit për Zgjedhjet Lokale.

Shqiptarët në komunën e Medvegjës janë të përfaqësuar dobët në pozitat udhëheqëse të kësaj komune ndërsa kuvendi komunal përbëhet prej 38 këshilltarëve.

Sipas regjistrimit të vitit 2011 në komunën e Medvegjës jetojnë 7.438 banorë prej të cilëve 5.500 me të drejtë vote në 28 vendvotime./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration