Zëvendës kryetari, Armend Aliu priti sekretarin politik amerikan Adam Schick
Lokale

Zëvendës kryetari, Armend Aliu priti sekretarin politik amerikan Adam Schick

18.Dec.2018 10:56
0

Zëvendës kryetari i Komunës së Preshevës Armend Aliu ka pritur në takim përfaqësuesin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Adam Schick, sekretar politik pran kësaj ambasade.

“Temë e diskutimit ishin ngjarjet e fundit politike, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale me të cilat përballen qytetarët e Komunës së Preshevës”, thuhet në njoftimin e komunën së Preshevës.

Sipas këtij njoftimi në këtë takim, theks të veçantë iu dha temës rreth hapjes së vendkalimit kufitar Miratoc - Llojan, kthimi i gjykatës në Preshevë dhe temës së teksteve shkollore shqip.

Armend Aliu falënderoi dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin me Ambasadën e SHBA-së, për mbështetjen e tyre në realizimin e projekteve të shumta si dhe për interesimin e vazhdueshëm rreth problemeve.

Vendime të reja për pasurinë e paluajtshme në komunën e Bujanocit (tarifat)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration