Zemaj në takim me kryetarin e komunës së Bujanocit: Bashkë të avancojmë shërbimet mjekësore
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, vizitën e tij në Luginë të Preshevës e ka vazhduar me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i cili e njoftoi për menaxhimin me situatën e pandemisë me Covid19.
“Biseduam për shumë çështje, biseduam për situatën Covid-19 në komuën tonë dhe se bashku më ministriën do të vizitojmë edhe shtëpinë e shëndetit në Bujanoc. Ministri na premtoi se kuadrot shqiptare do t’i nidhmojë sikur edhe vitet e mëparshme”, theksoi Arifi mes tjerash, raporton Titulli.com.
Arifi theksoi se është kënaqësi që një ministër i Shëndetësisë së Kosovës viziton komunën e Bujanocit, shkruan Titulli.com.
"Gjithashtu, falemnderova ministrin për angazhimin e tij rreth hapjes së konkursit për specializim për mjekët e Luginës së Preshevës, dhe kërkova nga ministri që kuota për mjekët tanë të jetë sa më e madhe që është e mundshme, e poashtu të jenë specializimet me pagesë", shkroi Arifi.
Ai tha se nga ministri na u premtua që interesimi i tij për Luginë e Preshevës do të vazhdojë dhs se do të pranojnë sa më shumë që të jetë e mundshme specializantë, me qëllimin që pas specializimit të kthehen në vendlindje për të punuar.
Ministri Zemaj tha se u njoftua me vështirësit që po përballet komuna e Bujanocit në fushën e shëndetësisë duke u nisur nga kapacitetet njerëzore, infrastrkturës dhe do të punojnë së bashkue në mënyrë për të avancuar shërbimet mjekësore në këtë komunë dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
Ai y shpreh se qëllimi i kësaj vizite ishte që ta shohë nga afër gjendjen në Luginë, po ashtu të njoftohet se si po menaxhohet situata me COVID-19 dhe se Ministria e Shëndetësisë insiston për kujdes ndaj qytetarëve të jetë i vazhdueshëm.
Kryetari Arifi së bashku me ministrin Zemaj vizituan shtëpinë e shëndeti në Bujanoc dhe u pritën nga drejtoresha e këtij isntitucioni dhe personel tjetër mjekësorë./Titulli.com/