Zejni Fejzullahu boton librin "Analizë e suksesit dhe vijimit 2012/2013 deri 2019/20
Drejtori i shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc, Zejni Fejzullahu ka botuar librin “ANALIZË E SUKSESIT DHE VIJIMIT 2012/13 DERI 2019/20”.
"Libri përmban analiza të llojllojshme lidhur me suksesin dhe vijimin e nxënësve të shkollës së mesme për profile të ndryshme arsimore gjatë një periudhe tetë vjeçare", ka shkruar Fejzullahu.
Ai ka falënderuar të gjithë arsimtarët që ndihmuan në përgatitjen e shenimeve, stafin profesional Halide Vebiji, Arta Hasani, Bukurije Boriqi, recenzentin Muhamed Jashari, lektorin Metali Krasniqi, e në veçanti realizuesin kompjuterik Mensur Avdiu, i cili dha një kontribut të çmueshëm për botimin e librit të parë në arsimin shqip në shkollën tonë.
Libri përmban 461 faqe dhe u shtyp në shtypshkronjën "Albas" në Preshevë.