Zbulohet pllaka e re përkujtimore për vllezërit Saqipi të vrarë për rezistencën kombëtare të UÇPMB-së (video)
Në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit u shpalos pllaka e re përkujtimore për vllezërit Saqipi të vrarë për rezistencën kombëtare me daljen në skenë të UÇPMB-së.
"26 janari i vitit 2000, na kujton martirët Isa e Shaip Saqipi, vëllezërit të cilët pabesishtë e në mënyrë tinzare u vranë nga ushtria serbe. Ky ishte momenti i fundit për ti thënë stop padrejtësive e për të filluar rezistencën kombëtare me daljen në skenë të UÇPMB-së me rastin e varrosjes së tyre. Sot në 23 vjetorin e rënies, shpalosëm pllakën e re përkujtimore, për të kujtuar sakrificën e tyre e për të lënë gjurmë për gjeneratat e ardhshme se historia e re e Luginës fillon nga ky vend", ka shkruar Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik.
Ai ka shkruar se pikërisht një vit më vonë, më 26 janar 2001, në betejën e Tërnocit ra dëshmorë Besim Faiku, duke vetmohuar veten e tij e për të dhënë më të shtrenjtën e tij, jetën e tij për lirinë e atdheut.