Ulja e çmimeve të veturave elektrike nga Tesla po jep efekt
Shkencë dhe teknologji

Ulja e çmimeve të veturave elektrike nga Tesla po jep efekt

26.Jan.2023 08:52
0

Tesla po përgatitet për një vit 2023 sfidues, pasi uli çmimet për të nxitur kërkesën.

Kompania e veturave elektrike, e drejtuar nga miliarderi Elon Musk, raportoi të ardhura dhe fitime rekord në tre muajt e fundit të 2022-s, duke kaluar pritshmëritë, shkruan BBC.

I pyetur se si kompania do të ndikohet nga kostot më të larta të huamarrjes dhe ekonomisë më të dobët, Musku është optimist. 

Ai ka thënë se uljet e çmimeve po japin efekt për të sjellë blerës, me porositë që këtë muaj deri tash kalojnë edhe prodhimin. 

“Çmimi ka vërtet rëndësi. Ne mendojmë se kërkesa do të jetë e mirë pavarësisht, ndoshta, një tkurrje në tregun e veturave në tërësi”, ka thënë Musk. 

Përditësimi vjen në një kohë kritike për kompaninë.

Shitjet e veturave elektrike u rritën vitin e kaluar, duke ndikuar në një rënie më të madhe në tregun global të veturave.

Por epërsia e Teslas është sfiduar nga konkurrenca e shtuar nga gjigantët tradicionalë të prodhimit të motorëve si Ford dhe General Motors, si dhe hyrjet më të reja në treg si Rivian dhe Lucid në SHBA dhe BYD dhe Nio në Kinë.

Departamenti i Shtetit: Kosova e Serbia t’i marrin përgjegjësitë, të bëhet progres për Asociacionin
Zbulohet pllaka e re përkujtimore për vllezërit Saqipi të vrarë për rezistencën kombëtare të UÇPMB-së (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration