Xhelili: Të ardhurit nga Lugina do të kenë tretman të barabartë institucional
Selver Xhelili kryetar i Lëvizjes Republikane thotë për rajonipress se po kujdeset maksimalisht që të ardhurit nga Kosova Lindore të ndihen të barabartë dhe të trajtohen me dinjitet nga institucionet komunale.Selver Xhelili edhe pse i takon Lëvizjes Republikane është i vendosur që të ndihmojë dhe përkrah në të gjitha aspektet të zhvendosurit nga Kosova Lindore raporton rajonipress.
Xhelili tha se është i gatshëm për të ndihmuar në të gjitha proceset të zhvendosurit sepse ata meritojnë një tretman institucional më të kujdesshëm. “Banorët e rinj në Gjilan nga Kosova Lindore do të ndihen të barabartë në Komunën e Gjilanit. Lëvizja “Vatra” është përkujdesur për këtë pjesë të popullatës, por edhe unë nuk do të qëndrojë indiferent dhe do të loboj që ata të ndihen si në shtëpitë e tyre” tha Xhelili.
Xhelili tha se tashmë ka një numër të madh të zhvendosurish nga Lugina në Gjilan dhe realisht institucionet komunale e kanë obligim që të qëndrojnë pranë halleve të tyre.”Unë do të jem lobuesi i tyre sot dhe nesër dhe kurdoherë që e kërkon nevoja” tha Xhelili./Titulli.com/