Euro 118,42 dinarë
Lokale

Euro 118,42 dinarë

05.Sep.2014 11:30
0
Dinari është dobësuar kundrejt euros për 0,2 për qind dhe kursi zyrtar i këmbimit është 118,4256 dinarë për një euro, që paraqet vlerën më të ulët për këtë vit të dinarit kundrejt euros.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Serbisë, një euro për 19 pare është më shtrenjtë se të enjten, kur kursi ishte 118,2326 dinarë për një euro.

Dinari këtë vit ka humbur vlerë prej 3,2 për qind kundrejt euros, 3,4 për qind për një vit, ndërsa 1,4 për qind të vlerës vetëm gjatë muajit të fundit.

Gjatë këtij viti dinari vlerën më të lartë e kishte më 1 janar, kur një euro vlerësohej me 114,6421 dinarë.

Historikisht, dinari vlerën më të dobët ndaj valutës evropiane e kishte më 9 gusht të vitit 2012, me ç’rast një euro vlente 119,0723 dinarë./Titulli.com/

Xhelili: Të ardhurit nga Lugina do të kenë tretman të barabartë institucional
Halimi takon ambasadorin amerikan Kirby
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration