Wilhelm: Do të ketë bisedime rreth konfiskimit të librave (foto)
Lokale

Wilhelm: Do të ketë bisedime rreth konfiskimit të librave (foto)

13.Nov.2013 18:41
0
Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm, ka deklaruar se për çështjen e konfiskimit të librave në shkollën “Zenel Ajdini” në Raincë të Preshevës duhet të bisedohet mes përfaqësuesve shqiptar të Luginës dhe të Qeverisë së Beogradit. Këto komente ambasadori Wilhelm i bëri të mërkurën pas takimit që zhvilloi me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin. ambasadori gjerman-Arifi-2 “Kisha një bisedë interesante me kryetarin e komunës. Vlerësoj se plani prej shtatë pikave për zgjidhjen e krizës në Luginë është një nisje e mirë për zhvillimin e marrëdhënieve në mes të Qeverisë së Serbisë dhe komunave në Luginë të Preshevës”, u shpreh ambasadori në konferencën për shtyp. Në pyetjen e gazetarit të Titullit se si e komenton rastin e fundit të konfiskimit të librave të nxënësve në Raincë të Preshevës, ambasadori tha se edhe kjo temë duhet të zgjidhet me bisedime. “Për këtë rast kam dëgjuar, mirëpo ende nuk kamë detaje rreth saj. Kjo është një temë që duhet të bisedohet mes përfaqësuesve shqiptar dhe atyre të Trupit Koordinues. Do të ketë bisedime rreth kësaj teme”, përfundoi ambasadori Heinz Wilhelm. ambasadori gjerman-Arifi-4 Nga ana tjetër edhe kryetari Arifi konfirmoi temat e takimit që ishin zhvilluar me ambasadorin. “Biseduam për çështjet e sigurisë por edhe tema tjera të cilët janë me interes për qytetarët e komunës së Bujanocit. Biseduam edhe për takimet që i kemi me zyrtarët e qeverisë dhe me Trupin Koordinues, duke u nisur nga programi të cilin këshilltarët shqiptarë e kanë aprovuar”, u shpreh Arifi. Ai theksoi se me ambasadorin, konkretisht kanë biseduar për inkuadrimin e shqiptarëve në organet shtetërore, çështjet e shkollimit, shëndetësisë, dhe shumë tema tjera që kanë të bëjnë me programin dhe masat urgjente të cilat Qeveria e Serbisë duhet t’i ndërmarrë. Arifi-pola tidi-1 Pas takimit që Arifi realizoi me ambasadorin gjerman, në zyrën e tij priti edhe delegacionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), zëvendës shefen e këtij misioni në Serbi, Pola Tide. Përfaqësuesit e kësaj organizate që ndërmjetësojnë në bisedimet mes shqiptarëve të Luginës dhe Beogradit, pas takimit, nuk u prononcuan për media. Portali Titulli.com ka mësuar se sonte në orën 19h do të mbahet takimi mes liderëve shqiptarë të Luginës dhe kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq. Temë bisedimi, përveç atyre të mëhershme, do të jetë edhe rasti i konfiskimit të librave në shkollën “Zenel Ajdini” në fshatin Raincë të Preshevës./Titulli.com/
Pas pesë viteve kthehen të pafajshëm në Preshevë (video)
“Sezai Surroi” me kabinet modern të gjuhëve (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration