VV: Fatkeqësi që nuk po përkrahet Lugina nga Tirana dhe Prishtina
Lokale

VV: Fatkeqësi që nuk po përkrahet Lugina nga Tirana dhe Prishtina

18.Sep.2012 19:42
0

Deputeti në Parlamentin e Kosovës Glauk Konjufca e ka quajtur fatkeqësi të madhe që populli shqiptarë i Luginës nuk përkrahet nga Tirana e Prishtina. Konjufca këto deklarata i bëri gjatë takimit që pati me delegacionin e Shoqatës “Vatra” me seli në Gjilan. “Është fatkeqësi e madhe që populli shqiptar atje, ballafaqohet çdo ditë me regjimin shtypës të Beogradit, pa u përkrahur nga Tirana zyrtare e as nga Prishtina zyrtare. Shqiptarët e Luginës janë të harruar nga politika aktuale e Shqipërisë dhe Kosovës”, u shpreh Glauk Konjufca, raporton Titulli. Ai po ashtu theksoi se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të unifikohen dhe të kërkojnë llogari nga pushtetarët në Kosovë dhe në Shqipëri për shkak se problemi i Luginës nuk është problem vetëm i banorëve të asaj pjese por është problem i gjithë kombit shqiptar. “Të drejtat e pakicave në Kosovë duhet të jenë të barazvlefshme me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Shqiptarëve të Luginës edhe më herët i është premtuar se do të flitet për ta nëpër negociata me Serbinë, por gjithmonë është manipuluar me këtë çështje, e kurrë nuk është folur për ta. Duhet angazhim serioz institucional i Tiranës dhe i Prishtinës, në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka përfunduar deputeti Glauk Konjufca. Kryetari i shoqatës “Vatra”, Sejdulla Kadriu, gjatë këtij takimi ka thënë se me Serbinë nuk duhet të bisedohet pa kushte, e njëra nga kushtet kryesore duhet të jetë çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Ne kërkojmë që Tirana dhe Prishtina të investojnë më shumë në atë pjesë, në mënyrë, që  të mos lëshohen trevat për shkak të hegjemonisë së Beogradit, pasi që siç e dini edhe ju Medvegja tani ka mbetur me vetëm 600 shqiptarë, e gjashtë fshatra të Malësisë së Bujanocit janë boshatisur komplet”, u shpreh me këtë rast Kadriu. Delegacioni i sotëm i “Vatrës” i cili u prit nga deputeti Glauk Konjufca dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë, Xhelal Sveçla, përveç kryetarit përbëhej edhe nga anëtarët e kryesisë Avni Veliu, Gani Shaqiri, Kushtrim Kadriu dhe Enver Haziri. Ditëve të fundit Shoqata e të Shpërngulurve nga Bujanoci “Vatra”, me seli në Gjilan, ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të partive kryesore të Kosovës, para fillimit të bisedimeve Prishtinë-Beograd, për të njoftuar me gjendjen dhe dëshirën e shqiptarëve të Luginës që të marrin pjesë në këto bisedime./Titulli.com/
Ragmi Mustafa, pjesë e dhjetë vjetorit të Aleancës Kosovare të Biznesit
Tre të lënduar në aksidentin e Turijës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration