Ragmi Mustafa, pjesë e dhjetë vjetorit të Aleancës Kosovare të Biznesit
Lokale

Ragmi Mustafa, pjesë e dhjetë vjetorit të Aleancës Kosovare të Biznesit

19.Sep.2012 10:03
0
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa kanë marrë pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Aleancës Kosovare të Biznesit, raporton tvp. Agim Shahini, Kryetari i AKB-ës ka elaboruar punën dhjetëvjeçare duke konsideruar se AKB tani është qendër referuese e zhvillimit ekonomik. Ndërkaq kryetari i kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka inkurajuar AKB , duke premtuar përpilimin e ligjeve që do të jenë në shërbim por dhe një lehtësim për bizneset. Ministrja e tregtisë dhe industries, Mimoza Kusari Lila ka thënë se në këtë 100 vjetor të shteti shqiptarë duhet të unifikohet i tërë biznesi duke thënë se duhet ta duam tonën , para se ta duam të huajën. Duke konsideruar rolin dhe angazhimin e komunës sonë kryetari i AKB , i dorëzoi Ragmi Mutafës mirënjohjen që dëshmon bashkëpunimin e komunës dhe bizneseve preshevare me ato rajonale shqiptare. Më këtë rast kreu komunal ka thënë se këto mundësi komuna e Preshevës do ti shfrytëzoj në maksimum në mënyrë që prodhimet kombëtare të jenë sa më pranë konsumatorëve shqiptarë , ku me këtë rast do të krijoheshin edhe vende të reja pune. Ndërkaq më 28 tetor në Preshevë do të mbahet panairi ku do të promovohen prodhimet Kosovare dhe ato nga Lugina , me ç’rast do të krijohen ura bashkëpunimi të bizneseve shqiptare./Titulli.com/  
116 vite burg për preshevarët, dënohet edhe Shefket Musliu
VV: Fatkeqësi që nuk po përkrahet Lugina nga Tirana dhe Prishtina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration